Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Protesta artistike prej tiranasit të maskuar deri të “Sputniku”

Fotografitë e kinotekës së famshme “Marubi”, që shpeshherë ka marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, janë shpërndarë gjithandej nëpër qytetin e Prizrenit, në një formë të veçantë.

Njëri prej “fajtorëve” të kësaj quhet Ergin Zaloshnja. Artisti konceptual nga Tirana ka konkretizuar projektin e “Marubit” me fotografitë që kanë zënë vend nëpër mure objektesh të ndryshme të qytetit, nëpërmjet një teknike të veçantë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo që në gjuhën e artit quhet “sticker” apo “adesiv” - një formë letre, e cila ngjitet në mur me vinovil - është teknika që e veçon punën e artistit Zaloshnja i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë, në degën e artit pamor. Zaloshnja specializimin e kishte vazhduar në Akademinë e Firences për artin multimedial dhe teorinë e spektaklit.

Për më shumë se një dekadë ka jetuar në Itali. Tash është kthyer në Shqipëri. Në një bisedë për “Kohën Ditore” ai rrëfen për angazhimin e tij artistik në Itali e Shqipëri, që në të shumtën e rasteve është një lloj thirrjeje apo ironie ndaj atyre që s’e ngrenë zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.