Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gërmim dhe lojë

Shkumbin Istrefi, aktor, producent dhe herë pas here edhe regjisor, ka përfunduar studimet e aktrimit ne vitin 1994, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në klasën e prof. Enver Petrovcit.

Studimet master i ka kryer në të njëjtin Fakultet, në drejtimin regji filmi, me mentor, prof. Isa Qosja. Prej përfundimit të studimeve, është marrë aktivisht me teatër, projekte televizive dhe së fundi edhe me prodhime kinematografike. Është njëri ndër krijuesit dhe producentët e serialit “Kafeneja Jonë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 2014, në cilësinë e producentit prodhoi filmin e Isa Qosjes “Tri dritare dhe një varje”, me skenar të Zymber Kelmendit, film i cili ka marrë pjesë në më se 50 festivale prestigjioze ndërkombëtare dhe ka fituar rreth 25 çmime ndërkombëtare. Nga viti 2001 ligjëron lëndën e Diksionit në Fakultetin e Arteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Istrefi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Virtyti, fjalë që vjen nga latinishtja, e që do të thotë forcë. Në kuptimin origjinal, nënkupton kurajën dhe forcën e luftëtarit. Në kuptimin modern dhe më të përdorshëm nënkupton aftësi për të bërë mirë.

Të jesh i virtytshëm do të thotë të kesh cilësi shumë të larta në aspektin e moralit njerëzor. (e huazuar nga interneti) Tek shqiptarët, virtytet janë në “deficit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.