Dardan Selimaj u lind në Prishtinë më 1984. Ka dëshirë ta quajnë Dardan Noka, sepse kështu ua heq njerëzve dilemën nëse vjen nga qyteti apo katundi.
Është shqiptar nga Kosova. I biri i Ademit dhe Eufrozinës. Shokëve dhe shoqeve të lagjes e të klasës gjithmonë u ka interesuar origjina e nënës, meqë kishte një emër “jo të zakonshëm”. Është rritur në një shtet në shpërbërje (Jugosllavi) si qytetar i rendit të dytë. Ka jetuar në Shqipëri për tre muaj si refugjat (1999), shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse shqiptar, nuk i ka përmbushur asnjëherë parakushtet për të gëzuar një pasaportë shqiptare. Është refuzuar të udhëtojë në Austri dhe Kanada, sepse nuk i ka përmbushur parakushtet e një turisti të denjë për këto dy vende demokratike.
Ka diplomuar në gazetari dhe komunikim masiv në Prishtinë, ndërsa ka studiuar edhe pedagogjinë e përgjithshme muzikore në Fakultetin e Arteve dhe inxhinierinë elektrike dhe kompjuterike në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore, studime që nuk i ka përfunduar. Ka qenë anëtar i Korit të Filarmonisë për 10 vjet, ndërsa nga viti 2013 është menaxher i Filarmonisë së Kosovës.
Është themelues dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM (2006) dhe udhëheqës artistik i shfaqjes muzikore “Tregimtari”, bashkëprodhim britanik-kosovar. Ka qenë autor dhe prezantues i emisionit “Express” në KTV dhe i disa programeve të tjera televizive të transmetuara në Kohavision.
Nga viti 2012 është producent i programit në KTV. Koautor i dokumentarit “Brenda ka dritë” me Rea Surroin. Producent i disa filmave dokumentarë. Aktualisht drejton institutin “Columbus”, institut që promovon kulturën e aktivizmit qytetar në shoqërinë kosovare. Jeton në Prishtinë dhe është qytetar i vendit më të izoluar në Evropë, Kosovës.
Selimaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Muzika është art i bukur, i përbërë prej një varg tingujsh”, është definicioni i parë për muzikën që e kam dëgjuar në fillore. Nxënësit nëpër shkolla vazhdojnë ta mësojnë si të tillë.
Përkufizimet për muzikën mund të jenë të ndryshme varësisht prej nga vijnë ato, mirëpo nuk ka një të unifikuar, sepse nuk ekziston një i tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.