Festa e Vjeljes së Rrushit - Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënon një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë me vizitore nga mbare bota.
Për dallim nga edicioni i kaluar, i cili zgjati 3 ditë, këtë vit, në edicionin e 16-të, Festa e Vjeljes se Rrushit, Festivali “Hardh Fest”, do të mbahet 4 ditë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFesta e Vjeljes se Rrushit “HardhFest 2017” do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator , në Rahovec.
Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovim dhe fuqizim i bashkëpunimit dhe lidhjeve ne te gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësi për promovim e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.