Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorët e edicionit të sivjetëm të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, raporton Koha Ditore nga qyteti italian.
Autori i “Lost and Found”, Sislej Xhafa u ka uruar mirëseardhje mysafirëve të shumtë. I shoqëruar nga kuratorja, Arta Agani, komisioneri, Valon Ibraj dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Xhafa ka qenë tejet fjalëshkurtër në hapje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kujtimet janë eksperiencë”, ka thënë ai.
Këtë vit Kosova shënon herën e tretë të pjesëmarrjes në Bienalen Ndërkombëtare të Artit.