Në natën e tretë në festivalin “Hasi jehon” u paraqitën 5 ShKA ndërsa mbylljen e bëri ShKA “Malësori”.
Derisa u paraqit në skenë ShKA “Malësori”, juria në përbërje të Dilaver Kryeziut, Sami Pirajt dhe Hysen Didës, vendosën për çmimet tradicionale të festivalit, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Dilaver Kryeziu kryetar i jurisë.
Juria i ndau këto çmime:
Çmimi e parë “Malësorin” juria ia ndau Ansamblit “Mati” nga Burreli
Çmimi i dytë “Malësorja” iu nda ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova
Çmimi i tretë “Lahuta” sipas jurisë iu takoi ShKA “Januz Ramadani” nga Smira dhe Ansamblit “Rugova” nga Peja
Çmimi “Nazmije Tota” iu nda trios së këngëtareve nga Mati
Valltari më i dalluar u vlerësua Muhamet Sinani i ShKA “Bresana” nga Bresana
Valltarja më e mirë Elizabeta Zeneli nga ShKA “Prishtina”
Dyshja më e mirë e valltareve Vjollca Hajrullau dhe Ermira Sheta nga Kruma e Hasit
Koreografia më e mirë u shpall ajo e koreografit Mehmet Xhemajli nga ShKA “Prishtina”
Loja më e mirë popullore ShKA “Katarina Josipi”
Kostumet ShKA “Rapsha” nga Tuzi
Rituali më objektiv iu nda Ansamblit Muharrem e Xhevat Qenaj nga Ramaja
Çmimi rapsodi më i mirë i festivalit iu nda raspodes Xhevrije Vataj
Grupi i rapsodëve më të mirë Hamit Kastrati e Përparim Brati nga Hasi i Shqipërisë
Orkestra më e mire ShKA “Shote Galica” nga Drenasi
Instrumentisti më i dalluar klarinetisti nga Kavaja
Krejt në fund, drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, çmimin e parë të festivalit ia “ndau” publikut.
“Juria ndau çmimet për Ansamblet ndërsa unë them se çmimi i parë si zakonisht ju takon juve që e përcillni me kujdes paraqitjen e çdo grupi”, tha Hodaj.