Manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, që po mbahet në Zhegër të Gjilanit, sot, ditën e dytë, ka vazhduar me aktivitete të tjera, me ç`rast është mbajtur edhe Ora e madhe letrare, ku janë prezantuar dhjetëra krijues, njofton kumtesa nga manifestimi, transmeton Koha.net.
Çmimin letrar “Muza e Agimit” e fitoi kësaj here poeti Xhevat Latifi. Juria në përbërje: Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha e Sabit Rrustemi, këtë çmim ia dha Latifit për poezinë “Është natë, Agim Ramadani”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOra letrare “Muza a Agimit” nisi me vargjet e Agim Ramadanit, të deklamuara nga Adem Ajvazi, sikurse vargje poetike deklamuan edhe Ramadan Myrtaj e Fjolla Murati si dhe bashkëshortja Shukrije Ramadani, e cila ka lexuar vargje të Agimit, të shkruara në kohën e rinisë.