Ura e Kurçajt ndodhet në jug të Krujës në hyrje të fshatit Kurçaj të komunës së Niklës, nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës, që buron nga Qafështama.
Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvanëve Tiranë-Krujë, sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut.
Është ndërtim i shekullit XVIII. Në faqet ballore është e punuar me gurë pllakë të zinj, vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.
Këta breza ngrihen mbi bazën e kalldrëmit rreth 10-15 cm dhe shtriheshin çdo 100-120 cm.
Sot, këto ura nuk janë më funksionale veç kalimit mbi to të ndonjë udhëtari kurioz, bariu me bagëti apo dhe kalimi i kafshëve apo kopeve.
Por ato kanë vlera arkitektonike dhe historike, për këtë janë shpallur dhe monumente kulture.
Përderisa mbajnë një status të tillë, duhet treguar kujdes ndaj tyre dhe duhen mirëmbajtur.