Për András Urbánin, teatri shtetëror duhet të jetë vendi ku hulumtohen problemet shoqërore e jo hapësirë e shfaqjeve që bartim mesazhe patriotike. Urbán ka lindur më 1970 në Sentë të Serbisë, ndërsa po qëndron në Kosovë për të inskenuar tekstin e Jeton Nezirajt “Bordel Ballkan”. Trajtimi i problemeve që shtron shfaqja, sipas tij, është një hap i guximshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Urbán ka thënë se roli i teatrit sot është që ta bëjë publikun të mendojë. Sipas Urbánit, i cili ka studiuar në Akademinë e Arteve në Novi-Sad për film dhe regji të teatrit, nacionalizmi kurrë nuk ka sjellë një shfaqje të mirë. Regjisori i cili me shfaqje ka shkelur të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, thotë se nuk merret me politikë, edhe pse ka skena politike brenda shfaqjeve të tij. Në vitet ‘90 ai ishte tërhequr nga Akademia dhe jeta teatrore. Tek në vitin 2000 do t’i përfundonte studimet për t’iu rikthyer edhe punës si regjisor. Për artistët që janë vënë në shërbim të politikës thotë nuk ia vlen as të mendohet. I konsideron si njerëz që nuk shquhen me talent, por që dëshirojnë të jenë të përshtatshëm. Inskenuesi i shumë dramave ka thënë se nëse politika nuk konsumon art, atëherë edhe populli do të bëhet i tillë. Regjisori me prejardhje hungareze flet edhe për rolin e artistit në raport me pushtetin, për fuqinë e tij në rrëzimin e sistemeve, nëse është e domosdoshme. Por porosit që në këtë aspekt artistët nuk duhet ta gënjejnë veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.