Rasti i fabrikës “Fan” ka kthyer në gjykatë 8 të akuzuarit. Në këtë seancë, është dëgjuar dëshmia e drejtorit të zyrës ligjore të AKP-së, i suspenduar nga puna, Reshat Fetahu, raporton KT V.
Ai ka treguar se zyrës së tij, Njësia e Monitorimit i kishte kërkuar opinion nëse privatizimi i fabrikës së Bukës në Gjilan mund t’i pranohet si investim privatizuesit të fabrikës “FAN”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPro lirimit nga mbikëqyrja kishin votuar të gjithë anëtarët e bordit, përveç Haxhi Arifit.
Dëshmitari i dytë në këtë seancë ka qenë auditori Nijazi Jonuzi, që ka folur për angazhimin e tij nga AKP-ja në vitin 2010. Investitori kishte deklaruar mbi 6 milionë investime, por ato nuk ishin gjetur nga auditorët.
Megjithatë, në raportin që kishte nxjerrë konsorciumi i auditorëve, në këtë seancë u gjetën edhe gabime teknike.
Deputeti Naser Osmani e Bahri Shabani, në këtë rast, akuzohen për keqpërdorim të pozitës, ndërsa nga ATK-ja janë të akuzuar Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Shkëlzen Lluka e Agron Kamberi.
Agim Deshishku, privatizues i fabrikës “FAN”, akuzohet për mashtrim, shmangie nga tatimi dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.