Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Tre të vdekur në një aksident me autobus në Pragë

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore, gjatë një aksidenti që ndodhi sot mes një autobusi dhe një veture në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), njoftoi policia çeke.

“Përplasja ka lënë tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga aksidenti gjithashtu kanë mbetur edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus.