Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar nga aksidenti në Rahovec

Nga aksidenti i cili ndodhi më parë në rrugën Mensur Zyberi në Rahovec, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lexo edhe: Aksident në rrugën Drenoc-Rahovec

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë për këtë rajon, tha për Koha.net se patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e mos përshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes njëri automjet kishte goditur automjetin tjetër në lëvizje me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore ngasësit e dy automjeteve”, thuhet në përgjigjen e saj për Koha.net.

Ajo ka shtuar se të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.