Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga persona të armatosur në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës në zonën pranë prefekturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaprakisht mësohet se autorët kanë qenë dy persona, që të dy të maskuar dhe të armatosur, transmeton tch.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Nuk dihet sasia e parave që është grabitur nga pika e këmbimit valutor, por kjo është hera e dytë që e njëjta pikë këmbimi valutor grabitet nga persona të armatosur dhe të maskuar.