Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

MPB-ja konfirmon vrasjen në Çair të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmon incidentin në Çair.

Zyrtarë të MPB-së kanë konfirmuar incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Çair rreth orës 22:30, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos rëndë një tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga MPB-ja bëjnë me dije se ekipet e tyre janë duke hetuar rastin dhe për shkak të delikatesës së tij nuk japin më shumë informacione deri në zbardhjen e plotë të tij.

Mësohet se personi i cili mbeti i vrarë është Ismet Koka, ndërsa përpos tij, edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.