Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhjetë të arrestuar për drogë në Angli, mes tyre edhe shqiptarë

10 persona janë arrestuar pasi një sasi droge me një vlerë tregu prej 750 mijë paund, u sekuestrua në disa operacione të zhvilluara nga autoritetet në Gloucestershire të Anglisë.

Sipas BBC, transmeton tvklan.al, oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham, si dhe 4 lavazhe përgjatë dy ditëve të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

8 persona nga Gloucester u arrestuan, të moshës 20 – 33 vjeç, një 21 – vjeçar nga Norwich dhe një tjetër 34 – vjeçar nga Essex.

Një vajzë 17 – vjeçare u gjet duke punuar në “kushte të papërshtatshme”. Ajo u mor në mbrojtje nga autoritetet.

Operacionet e zhvilluara të mërkurën dhe të enjten ishin pjesë e operacionit Cleveland, që nisi pas të dhënave që autoritetet britanike morën për banda të krimit të organizuar që operonin në vend.

Policia e Gloucestershire tha se në 6 prona ishin zbuluar fabrika kanabisi, në Gloucester dhe Cheltenham dhe se në disa prej tyre ishin gjetur “anëtarë të bandave shqiptare kriminale”.

Një zyrtar i policisë tha se sasia domethënëse e bimëve të kanabisit që u gjetën në këto fabrika besohet se kapin vlerën e rreth 750 mijë paundë.

“Ky operacion 2 ditor çoi në shkatërrimin e bandave serioze të krimi të organizuar që operonin në Gloucestershire, aktiviteti kriminal i të cilave ka pasur një impakt të madh në komunitetet tona.”

“Një prej fabrikave të kanabisit ndodhej fare pranë një shkolle fillore në Gloucester. Anëtarët e këtyre bandave nuk kanë asnjëlloj mëshire për sigurinë dhe mirëqenien e atyre që jetojnë në komunitetet ku ata operojnë”, tha zyrtari i policisë Ian Fletcher.

Të gjithë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po mbahen nën akuzën e mashtrimit, shpërndarjes së drogave të klasit B dhe prodhimit e përpunimi të drogave të klasit B.