Dy ditë para se të kryhej atentati kundër avokatit, Azem Vllasi në mars të këtij viti, Sadri Ramabaja dyshohet se e ka takuar dhe e ka këshilluar Murat Jasharin rreth aktiviteteve të organizatës “Syri i Popullit”.
Takimi me Jasharin, i cili po hetohet për tentim-vrasjen e Vllasit, sipas hetimeve preliminare të Prokurorisë Speciale është mbajtur në restorantin “Villa Panorama”, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po të sugjeroj që mos me u zgjerua më shumë se 10 veta. Identifikimi i njerëzve është i rrezikshëm. Ti nuk mundesh më nga ky kënd, sepse në Kosovë janë 38 shërbime, kushdo që përdor banka nuk ka shanse pa u zbulua. Me 10 veta duhet me u krye, 5-6 veta shumë të besueshëm. Nuk guxon ashtu të zgjerohesh”, dyshohet se i ka thënë Ramabaja më datën 11 mars Jasharit.
Kjo pjesë e bisedës është përfshirë të hënën në kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ramabajës, i cili u arrestua tri ditë më parë në Shqipëri, duke tentuar që të arratisej nga vendi. Një kopje të kërkesës e ka siguruar “Koha Ditore”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.