Policia e Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar se mbrëmë janë ndaluar nën masën e arrestit për 8 orë dy persona, të cilët posedonin armë në mënyrë ilegale.
“Rreth orës 20:45 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” , gjatë një kontrolli të ushtruar nga hetues të Stacionit Policor të Prizrenit dhe policë të Stacionit Policor “Veriu” është ndaluar një veturë Volksvagen në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Gjatë kontrollit, tek të dytë janë gjetur armë të llojit pistoletë: njëra “BROWNING” me pesë fishekë dhe tjetra “SIG SAUER” me nëntëmbëdhjetë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmët dhe municioni janë sekuestruar nga krim teknikët ndërsa lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit J. M. dhe Sh. Z. të ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.