Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Babai raporton në polici se vajza e tij është viktimë e dhunës tek burri

Dje në Podujevë, një baba ka raportuar në polici se vajza e tij është viktimë e dhunës në familjen e bashkëshortit të saj, duke shtuar se ata kanë mosmarrëveshje mes vete.

Njësitet policore kanë shkuar tek çifti, të cilët pas një sulmi mes vete që kishin pasur, kanë pësuar lëndime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si shkak i lëndimeve të marra, policia i ka dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Podujevë.

Çifti janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar të dy.

E dyshuara ka shkuar tek prindërit e saj, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.