Pak pas mesnate, Policia e Dragashit ka pranuar një informacion që bënte me dije se një qytetar e kishte ekspozuar një armë zjarri në ambientet e një lokali hotelier, në fshatin Pllavë.
Në vendin e ngjarjes policia e ka takuar dhe kontrolluar të dyshuarin me ç’ rast i është gjetur një pistoletë e llojit TT M57 me tetë fishekë në karikator, transmeton Koha.net. Gjatë bisedës me të dyshuarin ka lindur dyshimi se i njëjti kishte konsumuar alkool, gjë që është verifikuar me alkool test dhe ka rezultuar të jetë 2.42 promilë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit dhe më vonë të merret në pyetje për armën.