Policia e Kosovës në Gjakovë dje, në dy raste, ka konfiskuar armë dhe municion njofton kumtesa.
Në një rast të dhunës familjare policia merr informacion se i dyshuari posedonte armë pa leje dhe me këtë rast konfiskon dy armë automatike dhe 49 copë municion, transmeton Koha.net .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një rast tjetër policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,,Skënderbeu” në Gjakovë. Menjëherë patrullat kanë identifikuar automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në bagazh i janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, dy armë zjarri të shkurtra dhe 54 copë municion.
Në këto dy raste policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe ndaj tyre po vazhdon procedura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.