Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar, morën me forcë telefona dhe para nga mërgimtaret

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për marrje me forcë të telefonave mobilë dhe një shume parash nga tri me qëndrim në Gjermani.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga marrja me forcë e telefonave, një nga viktimat kishte pësuar edhe lëndime të lehta trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportimi i grabitjes kishte ndodhur më 26 korrik, ndërsa pas një pune intensive, Policia thotë se ka arritur të arrestojë tre të dyshuar te të cilët janë gjetur gjërat e grabitura.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

Q.G i lindur 1995, Mashkull, Kosovar/Shqiptar

A.M i lindur 1998, Mashkull, Kosovar/Shqiptar

D.G i lindur 2002, Mashkull, Kosovar/Shqiptar

Dy personave të dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit ju është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa personi i tretë për shkak të moshës është liruar në procedurë të rregullt.