Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar dy burra të dyshuar se kanë rrahur dy të tjerë në Mitrovicë.
“Sot më 28 korrik 2017, rreth orës 03:38 të mëngjesit, në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, dy personat H.Z., 67 vjeçar dhe A.Z., 33vjeçar, kanë deklaruar se janë rrahur nga disa persona në fshatin Shupkovc”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se, “njësitë policore pas marrjes se informatës, kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar, B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar dhe gjatë marrjes së deklaratës, kanë arritur të marrin informatën se të dyshuarit në fjalë posedojnë një armë zjarri”.
Si prove materiale nga policia nga i dyshuari P.S., 25 vjeçar është konfiskuar një armë AK 47 me numër serik C 86238, me një karikator me dy fishek.
Personat e dyshuar B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve në fjalë është iniciuar procedurë ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Mbajtje pronësi, kontrolle, posedim të paautorizuar të armës’.