Kronikë

66 vjeçi sllovak mbytet në Golem, gruaja e tij thotë se hyri i dehur në det

Descriptive Text

Pak orë pasi 15-vjeçarja ruse humbi jetën në Ksamil, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet këtë herë në Kavajë, në plazhin e Golemit.

Një shtetas sllovak, 66 vjeç, ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Përmes një njoftimi për shtyp, policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 kur një telefonatë ka mbërritur në numrin e emergjencave për një person pa ndjenja, në bregun e plazhit të Golemit.

Policia dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por shtetasi sllovak, Beres S, 66 vjeç kishte ndërruar jetë.

Shkak për ngjarjen duke se është bërë konsumimi i pijeve alkoolike. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se përpara se të futej për t’u larë në det, 66-vjeçari kishte konsumuar pije alkoolike në sasi të mëdha.

Policia sqaron se nga verifikimet e para nuk rezulton që shtetasi sllovak të ketë pasur shenja dhune në trup, megjithatë grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.