Në Ferizaj, mbrëmë ka ndodhur një tentim vrasjeje.
Sipas raportit ditor të Policisë, pas informatës për gjuajtje me armë, që ka marrë, policia ka hasur viktimën mashkull k-shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte i plagosur me armë zjarri, për arsye te panjohura, nga një i dyshuar mashkull k-shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, transmeton Koha.net.
Lidhur me rastin pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari dhe nga i njëjti është konfiskuar arma me një karikatorë dhe dy fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.