Dje, në orët e pasdites, është arrestuar një i dyshuar i cili para tre muajve kishte kryer disa vjedhje të rënda e që për dy sosh policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në marketin “Ibra Trade” në rrugën “Shotë Galica” dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore. Po ashtu është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën “Zyberi” që ndodhet në rrugë “Reshat Karjagdiu” me ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit po punojnë për ndriçimin e rasteve tjera që dyshohet t’i ketë kryer ky i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor