Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret një burrë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Një burrë është therur para pak çasteve në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar viktimën, i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për KTV ka thënë se të dyshuarit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në drejtim të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë duke kryer hetime në këtë rast”, ka thënë Kelani.