Policia kufitare ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi në një kamion në portin e Durrësit. Ende nuk ka nisur peshimi i drogës, por dyshohet se në brendësi të arkave me tranguj u gjet rreth një ton kanabis.
Shoferi i kamionit është vendosur në pranga, por policia ende nuk ka fakte, nëse ai është i lidhur me ngarkesën e lëndës narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia kufitare e portit të Durrësit tha se kamioni kishte si destinacion Italinë. Operacioni u zhvillua natën dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur goditja e rastit të trafikut të drogës dhe sekuestrimi i lëndës narkotike. Droga ishte e fshehur në një kamion dhe është pikasur nga autoritetet gjatë kontrollit në skaner në pikën e kalimit kufitar në Durrës.
Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me tranguj dhe në mes tyre kishte qese me lëndë narkotike.
Policia njofton se po vazhdon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë.