Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.348/13, më të cilin i akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e tre (23) viteve, ndërsa i akuzuari M.K është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari F.K është fajtor sepse me dt.02.11.2012, rreth orës 17:30 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, pas një mosmarrëveshje pronësore-juridike lidhur me shitblerjen e patundshmërisë kishte filluar një përleshje në mes të akuzuarve M.K e F.K në njërën anë dhe të dëmtuarve A.S, S.S dhe M.M në anën tjetër, ndërkohë i akuzuari F.K kishte gjuajtur me revole të kalibrit 7.65 ku si pasojë i dëmtuari A.S kishte marr lëndime të rënda trupore, i cili nga plagët e marra në të njëjtën ditë kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë veprim i akuzuari F.K ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 147 par.1,nënpar. 4 e 11 lidhur me nenin 23 të KPK-së, si dhe veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, nga neni 328 par.2 të KPK-së.
Të akuzuarit F.K në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.11.2012, dhe të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës .