Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

8 persona të lënduar në një aksident në Korreticë

8 persona mbetën të lënduar në mëngjesin e sotëm ku ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek Parku i Biznesit në fshatin Korreticë.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura, me ç’rast u lënduan 8 persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Disa prej tyre që kanë qenë pak më shumë të lënduar janë dërguar fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare.

Asnjë person nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Image