Policia ka sekuestruar 97 kilogramë kanabis sativa në Gadishullin e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”.
Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike, bën të ditur absnews. Policia njoftoi se po punohet për kapjen e autorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në Sarandë është arrestuar një shpërndarës heorine, Kastriot Jonuzaj. Atij iu gjetën 20 doza heroine, të cilat do t’i shiste në zonën e quajtur Plazhi i Ri në Sarandë.