Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Sarandë sekuestrohen 22.5 kg kanabis

Policia e Sarandës ka sekuestruar 22.5 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar pronarin e një hoteli si zotëruesin e lëndës narkotike.

I arrestuari është Erjon Beqiri, 32 vjeç, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr.1 të Sarandës, policia ka konstatuar në një nga dhomat e hotelit kanabisin që ishte fshehur në 3 thasë me thurje, në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike.