Trupi i pajetë i një 85 vjeçari është gjetur pasditen e sotme në rrjedhën e Lumit Buna, në fshatin Zues të Shkodrës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi Hydajet Leva, banues në lagjen “Qemal Stafa”. Ai rezulton i larguar nga banesa rreth 3-4 orë para se të gjendej i pajetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia njofton se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune dhe mendohet për një ngjarje aksidentale./TCH