Kronikë

Arrestohen dy mjekë në Fier, u morën para pacientëve

Dy mjekë të spitalit të Fierit janë arrestuar pas transmetimit të disave videove një ditë më parë në media në Shqipëri ku ata shihen duke u marrë para qytetarëve të ndryshëm për vizita mjekësore.

‘Në përfundim të veprimeve hetimore u bë ndalimi për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", i shtetasve A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për hetime të mëtejshm" thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.