Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pllakë përkujtimore për dy viktimat e mitura të masakrës së Izbicës

Foto: Alban Bujari / Koha

Nesër, në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrara në fshatin Kopiliq i Ulët- Skenderaj, duke u shpërngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.

Zbulimi i kësaj pllake do të bëhet nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i Ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00 në fshatin Izbicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se në datat 25, 26, 27 mars të vitit 1999, UÇK-ja bëri rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa më 28 mars ndodhi masakra e Izbicës.

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.