Këshilltarët e KK-së nga radhët e PDK-së dhe VV-së në Komunën e Ferizajt kanë kërkuar nga ekzekutivi i Komunës t’i hetojë të gjitha rastet e lejeve ndërtimore të lëshuara gjatë periudhës së fundit nga qeverisja e kaluar derisa qyteti tashmë ka kaluar në një kaos me mbindërtime të larta pa leje.
Ndërkaq, sipas LDK-së, një hetim i tillë nuk duhet të nisë me arsyetim se ekzekutivi i Komunës duhet të merrej me punë për të cilat është thirrur para qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNehat Mustafa, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e pozitës (PDK), nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga ekzekutivi të hetohen rastet e ndërtimeve të larta në këtë qytet.
Ai ka kërkuar pikërisht nga kryetari i Komunës Agim Aliu dhe nga drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu t’i pezullojnë të gjitha lejet e ndërtimeve, të cilat janë në proces me qëllim të analizimit të kushteve të lejeve të lëshuara dhe të vërtetohen se a janë lëshuar ato konform ligjit duke i respektuar lejet përkatëse gjatë ndërtimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)