Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyshime për hapje bastoresh në vend të institucioneve publike

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Ferizajt në Draftplanin Zhvillimor Komunal, pos rrënimit të disa objekteve të vjetra banesore, ka planifikuar edhe rrënimin e shkollave fillore “Gjon Serreqi” dhe “Jorenim De Rada”. Pastaj ka planifikuar edhe rrënimin e çerdhes publike në qendër të qytetit dhe Spitalin rajonal me qëllim që këto parcela të lirohen për parqe dhe hapësira gjelbëruese, shkruan sot Koha Ditore.

Ky dokument megjithëse ka kaluar në diskutim publik për plotësim, ai po vazhdon të kritikohet nga qytetarët shoqëria civile dhe subjektet opozitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albulena Nrecaj drejtoreshë në INPO, ka thënë se vazhdimisht i kanë kritikuar autoritet planifikuese të komunës rreth qasjes së tyre në procesin e hartimit të PZHK, sepse nuk kanë performuar në mënyrë strategjike që do të siguronte gjithëpërfshirje përmes organizimit dhe menaxhimit efikas të procesit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.