Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet tenderimi për transport të mësimdhënësve në Prizren

Arsyetimi joadekuat i Drejtorisë së Arsimit rreth propozimit për shpalljen e tenderit për transportin e mësimdhënësve udhëtarë ka bërë që kryetari i Komunës së Prizrenit ta shtyjë vendimmarrjen lidhur me këtë politikë publike.

Në kërkesën e DA-së, të prezantuar të martën në mbledhjen e qeverisë lokale, thuhet se për transportin e afro 760 mësimdhënësve udhëtarë për 2017 janë planifikuar 200 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht Muja e ka lexuar kërkesën e DA-së para anëtarëve të ekzekutivit lokal. “DA-ja kërkon nga Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit që të lejojë miratimin e konkluzionit për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Prizrenit, që udhëtojnë nga Prizreni nëpër fshatra dhe anasjelltas nga fshatrat në shkollat e qytetit.

Sipas parallogarive të bëra për vitin kalendarik 2017 në listat e DA-së janë 759 mësimdhënës që udhëtojnë dhe vlera e shpenzimeve mbërrin rreth 200 mijë euro”, ka thënë Muja, duke cituar kërkesën.

Një shumë të tillë, kryetari Muja e ka konsideruar të lartë dhe ka kërkuar nga drejtori Zahadin Shemsedini që ta arsyetojë kërkesën për këto mjete... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.