Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klina e Deçani bëhen me autoambulanca

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, u dorëzoi sot çelësat e autoambulancave të reja autoriteteve lokale dhe drejtuesve të shërbimeve shëndetësore të emergjencës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare të Vushtrrisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Një autoambulancë tjetër, gjithashtu, sot përmes ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së, Ardian Mehmetaj, iu dorëzua edhe autoriteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Deçanit, ndërkohë që katër të tjera, do t’u shpërndahen komunave të tjera në ditët në vijim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të jemi afër qytetarëve me shërbime shëndetësore në kohë kudo që ata kanë nevojë dhe do të punojmë shumë për forcimin e sistemit shëndetësor në tërë Kosovën”, ka thënë Ismaili.

Autoritetet komunale kanë falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e këtyre autoambulancave, të cilat do të mundësojnë rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për shërbime mjekësore emergjente.

Tre autoambulancat e dhuruara sot, janë pjesë e një kontigjenti prej shtatë autoambulancave të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka blerë me qëllim të forcimit të shërbimeve emergjente në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor.