Tekes së rakisë zor se mund t’i shpëtosh në Rahovec. Rrushi dhe rakia janë binom i pandarë.
Në hyrje të Rahovecit, sikur nga Gjakova, ashtu edhe nga Malisheva e Suhareka, të presin radhët precize të hardhive. Ato kanë marrë jetë shekuj më parë në po ato toka, shkruan sot “Koha Ditore”. Për rahovecianët, hardhitë e rrushit janë emblemë e qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPorsa të ulësh në tavolinë si mysafir, një teke të vjen nga pronari i lokalit apo i shtëpisë ku troket. Pyetja se a merren me rrush dhe raki, i vë në gaz secilin prej tyre. “Po trego ti kush nuk merret se”, thonë pothuajse të gjithë, duke hedhur sytë rreth e rrotull.
Kështu ndodhi edhe me Habib Dinën (30). Ai nuk vonon të sjellë teket në tavolinë. Duke të parë në kokrra të syrit, pasoi një “gëzuar!”. Shikimi në sy është rregull i pashkruar. Nëse ky rregull nuk respektohet, ndodh që edhe t’i prishet qejfi atij që ta bën “gëzuar!”. Madje ekziston një mit urban se ai që nuk shikon në sy gjatë bërjes “gëzuar!”, mund ta pësojë me shtatë vjet mospasje sukses me femra.
Rrëkëllima e tekes shkon ngadalë në fillim. Pothuajse më shumë se lagia e buzëve. Më vonë edhe “me fund!” kthehet në fyt. Rakinë, që e piqte vetë Dina, ishte e fortë. Ajo gradonte deri rreth 50 gradë. Më e fortë se disa lloje të uiskit skocez. Megjithatë, as sytë e as fytyra nuk i rrudhen kur e pi atë.
“Shok, këtë pije pa gajle, se është e re. E pjek vetë edhe është qind për qind e pastër”, thoshte Dina, duke e ngritur lart teken. Mes rrezes së diellit që hynte përmes dritares, reflektonte pastërtia e lëngut që deh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.