Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Drenasit është miratuar buxheti për vitin 2018 i cili do të jetë 14,191,525 euro, ose mbi 1 milion euro më shumë se në vitin aktual.
Në mungesë të kryesuesit të Kuvendit, mbledhjen e ka kryesuar shefja e Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Shqipe Zogu. Fillimisht pati një debat rreth pikave të rendit të ditës dhe në parani të të gjitha grupeve, përveç atyre të subjekti Nisma, mirëpo gjatë diskutimeve dhe miratimit të buxhetit përveç grupit të PDK-së, të tjerat braktisën seancën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBuxheti për vitin 2018 është miratuar me 16 vota, sa edhe ishin prezentë në mbledhje. Buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2018 është mbi 14 milionë dhe ne kuadër të këtij buxheti 4,395,349 euro parashihen për shpenzime kapitale.
Në mbledhjen e Kuvendit është miratuar edhe Rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2018.