Një raportim i gazetës “Koha Ditore”, në prill të këtij viti, sipas të cilit institucionet komunale dhe Qendra e Shëndetit Mendor (QSHM) e Shtërpcës nuk i trajtojnë në mënyrën e duhur personat me çrregullime kronike psikiatrike, ka nxitur reagimin e Avokatit të Popullit, të hënën pas grumbullimit të fakteve në terren.
Ky institucion ka parashtruar fakte të përmbledhura dhe instrumentet ligjore të zbatueshme në Kosovë, mbi bazën e të cilave ka konstatuar se Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Punë Sociale dhe gjykata nuk kanë bashkëvepruar për trajtimin adekuat të personave me çrregullime kronike psikiatrike, në pajtim me ligjet në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i Popullit tashmë i ka përcjellë Komunës së Shtërpcës dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS) në këtë komunë, si dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, Raportin me rekomandime në lidhje me mostrajtimin e personave me çrregullime kronike psikiatrike në pajtim me procedurat ligjore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.