Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17 premtimet e fushatës, ai i Kaçanikut 11 nga 18

Nga 17 premtime sa i ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, 9 prej tyre i ka realizuar.

E, për premtimet e tjera që Svarqa nuk i ka realizuar tash e katër vjet, thotë se ka një arsye. Ndër premtimet më të mëdha ishte ndërtimi i Spitalit Rajonal, raporton KTV.

Ndërsa, opozita ia rikujton Svarqës, dështimet në bujqësi si dhe mosndërtimin e spitalit rajonal.

Kjo e fundit ka qenë tema më e diskuar në këtë qytet, pasi kishte filluar që nga qeverisja e PDK-së.

Ndryshe nga Ferizaj në Komunën e Kaçanikut, qytetarët janë të kënaqur me qeverisjen e kryetarit, Besim Ilazi, duke mos dashur të prononcohen ata thonë që do ta votojnë përsëri.

Ilazi thotë që ka realizuar projekte më shumë se që ka premtuar.

Edhe Opozita në Ferizaj kritikon kryetarin për mospërmbushje të premtimeve zgjedhore Arbëri Opozita në Ferizaj kritikon kryetarin për mospërmbushje të premtimeve zgjedhore

Ndërsa, kundër-kandidati i tij në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, Shukri Luta thotë se qytetarët nuk do të votojnë më vetëm shabllon.

Sipas raportit të Institutit GAP, Ilazi nuk i ka realizuar 7 premtime nga 18 sa i kishte bërë.

Projekte të cilat vetëm sa kanë filluar të realizohen.


Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17... by kohanet