Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), përmes një postimi në Facebook ka zbuluar emrin e kandidatit të LDK-së për kryetarin e Komunës së Rahovecit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, unanimisht ka aprovuar Ibrahim Kryeziun për kandidat për kryetar të komunës, ndërsa si bartës i listës për Asamblenë e komunës është dr. Fehmi Cena, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i plotë i Hotit:
“Pas një diskutimi të gjerë me të gjitha strukturat e degës, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, në mbledhjen e datës 18.08.2017 ka aprovuar unanimisht kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Dr. Fehmi Cenën si bartës liste për Asamble Komunave.
Në këtë mbledhje është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet.
Të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje”.