Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Connell qëndron në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku u bisedua për lidhjet dhe bashkëpunimin e Podujevës me këtë vend, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në takimin e sotëm u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe format e bashkëpunimit të mëtejmë në projekte dhe fusha të ndryshme, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veliu vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe për Kosovën në periudhën e pasluftës.

“Podujevën dhe Britaninë e Madhe nuk e lidh vetëm miqësia krijuar përmes pranisë së ushtarëve britanikë të KFOR-it, por edhe një miqësi e përhershme e ndërtuar përmes bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Podujevës”, tha Veliu.

Veliu tha se një bashkëpunim i veçantë mes Podujevës dhe Mançesterit të Britanisë është ndërtuar përmes Organizatës “Manchester Aid to Kosovo”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është realizuar projekti i ndërtimit të Parkut të Paqes në Podujevë, ku kjo organizatë çdo vit organizon kampe për fëmijët dhe të rinjtë llapjanë.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi i Podujevës me Britaninë e Madhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha të ndryshme.

Veliu dhe ambasadori O'Connell biseduan edhe për gjendjen aktuale politike në vend, me ç’rast vlerësuan se Kosova sa më shpejt duhet të ndërtojë institucionet.