Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet rekrutimi i zyrtarit të teknologjisë informative

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka anuluar procedurën e rekrutimit të zyrtarit të teknologjisë informative sipas një konkursi të shpallur nga Komuna e Prizrenit.

Ky këshill ka konstatuar se në këtë procedurë, organet komunale kanë bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të shërbimit civil dhe legjislacionit tjetër në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Shfuqizohet vendimi i 26 prillit 2017 i Komisionit për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave i Komunës së Prizrenit dhe anulohet procedura e rekrutimit sipas konkursit të shpallur nga Komuna më 22 shkurt 2017, për pozitën zyrtar i teknologjisë informative në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Prizrenit si edhe të gjitha vendimet që dalin nga kjo procedurë", shkruan në vendimin e KPMSHCK-së, të 21 korrik 2017. Me të njëjtin akt, obligohet kryetari i Komunës së Prizrenit që ta zbatojë vendimin në afatin brenda 15 ditësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.