126 bletarë të Komunës së Ferizajt kanë përfituar nga 3 koshere me blerë me qëllim të zhvillimit të bletarisë në këtë komunë. Koshere bletësh ka përfituar edhe Shkolla e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji derisa nxënësit e kësaj shkolle vazhdimisht studiojnë edhe në mënyrë praktike në fusha të ndryshme të sektorit të bujqësisë, pemëtarisë etj, shkruan sot Koha Ditore.
E gjithë ky projekt për subvencionim e bletarëve në këtë mënyrë, Komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 37 mijë euro, ndërkaq 25 për qind e mjeteve janë paguar nga vetë bletarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmet Vranovci, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Ferizajt ka vlerësuar se ky subvencion është mjaft i nevojshëm për fermerët ferizajas të cilët merren edhe me bletari.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.