Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon dhënia me koncesion e “Kampit të lypsarëve” në Pejë

Pejë, 29 qershor – Dhënia me koncesion e hapësirës prej 1.3 hektarësh tokë, që gjendet në anën e majtë në hyrje të Pejës nga Prishtina, prapa qendrave tregtare, për këtë vit ka dështuar. Komuna e Pejës kishte bërë shpallje publike para tre muajve për dhënie me koncesion të asaj sipërfaqeje, për të cilën kishin konkurruar shtatë kompani. Përparësi për të marrë në shfrytëzim për shumë vite atë sipërfaqe prej 1.3 hektarësh tokë të komunës kanë pasur kompanitë e vogla dhe të mesme të Pejës, më qëllim të zhvillimit të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Edmond Shala, drejtor për Çështje Pronësore Juridike, thotë se në këtë konkurs kanë ofertuar shtatë biznese. Mirëpo, megjithëse janë dorëzuar ofertat, përzgjedhje sivjet nuk do të ketë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.