Ministria e Pushtetit Lokal publikoi sot raportin e performancës së komunave për vitin 2016.
Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016, kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga raporti i publikuar, si komunë me performancë më të ulët është ajo e Mamushës me 31.10 për qind, transmeton kp.
Rozafa Ukimeri nga MAPL, tha se një platformë e mirë komunale është atëherë kur qytetari është i kënaqur. Më tej ajo tha se në bashkëpunim me USAID dhe donatorët e tjerë kanë arritur që të avancojnë sistemin e menaxhimit të matjes së performancës, ndërsa shtoi se përmes këtij sistemi është formuar sistemi online i këtij raportimi.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, u shpreh se si Asociacion i Komunave, janë përpjekur që të japin maksimumin e tyre në matjen e performancës dhe se këtë herë siç tha ai, ky sistem i performancës ka pasur avancime krahasuar me matjet e kryera viteve të kaluara