Mospajtimi për ndarjen e banesave për familjen e komunitetit boshnjak që jeton në Skenderaj, është bërë shkak që të anulohet komplet projekti për ndërtimin e disa objekteve banesore në këtë komunë, raporton KTV .
Zyrtarët komunalë thonë se ligjërisht kanë pasur të drejtë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, por kundërshtimi i familjes Radonqiq, ka bërë që ata ta kthejnë vendimin mbrapsht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kjo familje, që është pronare legjitime e shtëpive që gjenden në këtë parcelë, kishte kërkuar 5 banesa, të cilat komuna nuk ua kishte dhënë. Projekti i nisur tash e tre vjet, ishte kundërshtuar edhe nga opozita në këtë qytet, për arsye se, sipas tyre, kjo pronë duhet të shfrytëzohet për interes të përgjithshëm.
Asamblistët nga radhët e LDK-së për këtë kanë ngritur edhe kallëzim penal. Këtë pronë në ankand publik, të shpallur nga komuna e Skenderajt për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet, e kishte fituar këngëtarja Leonora Jakupi.