Rrezikshmëria e shtuar rrugës deri në shkollë për nxënës prej qenve endacakë dhe në trafik ka nxitur institucionet komunale të Klinës që t’u përgjigjen pozitivisht kërkesave të shkollave për krijimin e një plani për sigurimin e transportit të nxënësve në tërë territorin e Komunës, ku paraqitet nevoja.
Ky transport, sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal Haxhi Ibishi, do të rregullohet me një rregullore të re, e cila sipas tij e bënë Klinën Komunën e parë në Kosovë me një rregullore të tillë për transportin e nxënësve në raste kur siguria e tyre rrezikohet, pavarësisht largësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe ligj, siç thotë ai, është e precizuar që distanca mbi tri kilometra nga shtëpia në shkollë duhet Komuna të organizojë transportin e nxënësve.
“Duke e parë rrezikshmërinë e madhe prej qenve endacakë dhe rrezikshmërinë në trafik kemi ardhur në përfundim që duhet me ndërhy ose me marr pjesë si Komunë edhe në pagesën e transportit të nxënësve deri në shkollë edhe në distancë ndër tri kilometra”, thotë Ibishi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.